sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Martini s’i trembet Kukësit: Kemi mungesa, por duam të shkojmë në finale

Një barazim 0-0 në stadiumin neutral “Elbasan Arena”, aty ku Kukësi luan ndeshjet si pritës, bën që nesër, durrsakët e Edi Martinit t’i kenë edhe më të mëdha shanset për t’u kualifikuar. Mund të kenë mungesa, siç e pohon trajneri, por synimi madhor është mbërritja në finale e Kupës së Shqipërisë. “Kemi përballlë një nga ekipet më të mira në Shqipërisë. Edhe pse luajmë në fushën tonë, shanset për jualifikim janë të barbarta.  Rezultati mnë ndeshjen e parë 0-0, nuk na favorizon, pasi kundërshtari me një gol në fushën tonë mund të na hapë punë. Por do tentojmë kualifikimin, – tha Martini.

Organika

Teuta do të ketë probleme në këtë ndeshje, sepse një nga më të mirët e durrsakëve, Sherif Kallaku nuk është ende në formën më të mirë. Por edhe Kuro nuk do të jetë: “Kallaku ka sakrifikuar por nuk është ende në gjendje optimale, po ashtu mungesë e sigurtë është edhe Kuro. Pjesa tjetër janë të gjithë gati dhe për të dhënë më të mirën”.

Atmosfera

“Ndeshja e kampionatit është ndryshe nga kjo e Kupës së Shqipërisë. Ka tjetër strategji kampionati dhe tjetër Kupa e Shqipërisë. Kam besim se do ta kalojmë me sukses këtë sfidë dhe gjysmëfinale. Duam që të shkojmë në finale duke ditur që klubi e ka si synim Kupën e Shqipërisë”.

E.S./Vipsport.al/