sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Martini: Nuk kam sesi t’i falenderoj këta djem, rrezikova gjithçka, por fituam

Teuta ka mundur të fitojë në mënyrë spektakolare sot ndaj Kukësit, duke përmbysur golin e Rrocës dhe shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës. Pas ndeshjes emocionet për “Super Sport” nuk i përmban trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

“Urimet janë për lojtarët, po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm, nuk kam sesi t’i falenderoj për atë që kanë bërë këto ditë. Në ndeshjen që humbëm 3-0 e lash ekipin të launte më para, por sot e dija që do të luanim më të tërhequr. Kukësi ka individualitete, të driblojnë, por nuk kam fjalë, ky ekip ka karkter, ka grintë, ka sakrificë.

Kapllani është me të ardhme, shtova forcat në sulm duke rrezikuar mesfushën duke rrezikuar gjithçka. Ai është lojtar që del para portës, ka dëshirë për të dhënë, Zoti ia shpërbleu sot. I kam kërkuar djemve para ndeshjes që ekipi, që ka karakter çohet në këmbë dhe reagon, ata u çuan në këmbë dhe bravo i qoftë dhe gjithçka është pjesë e forcës së tyre dhe karakterit të tyre, bravo u qoftë. Nuk kam fjalë për të thënë për ta.

Oreksi vjen duke ngrënë, duam të shkruajmë emrin dhe të fitojmë një Kupë e ta lëmë këtu. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe na pret finalja. Mendoj se në Euroë do të shkojmë para se të vijë verdikti i Kupës se kemi të dielën një ndeshje të rëndësishme me Partizanin dhe duam ta mbyllim që të dielën kualifikimin. Ne Çyrbjen e kishim në planet tona dhe e dinim që do të ishte i rëndësishëm. Me të dhe me Grudën synonim kundëruslmet në 0-0. Por na ndryshuan pak planet pas golit të tyre”, përfundoi Martini. /vipsport.al/