sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Martini: Ishim shumë të lodhur, Jorgji donte të binte në sy me patjetër

Teuta u tregua shumë e dobët për të sfiduar Kukësin ditën e sotme, me verilindorët që fituan 3-0. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini, që ia vendosi fajin lodhjes.

“Sot u pa qartë lodhja, Kukësi e meritoi fitoren, nuk ishim të freskët fizikisht, gjendja e disa lojtarëve nuk ishte e mirë. Dëmtimi i Kallakut apo Emiliano Vilës, kur ke 12 lojtarë, që përballojnë ndeshjet, vjen një ditë që nuk mundesh. U munduam të bëjmë presing të lartë, por u ndëshkuam nga dy gola, sot ishte problem gjendja fizike. Nuk kishim kontakt mbrapa sidomos në fazën mbrojtëse, u zumë 4-5 herë mbrapa nga Abazaj, nuk meritonim më shumë dhe shpresojmë ta kthejmë sa më shpejt.

Kallaku? Edhe mund ta kurseja, por ne kemi 12-13 lojtarë, tentuam me besim që mund të mernim pikë, ishim shumë të lodhur. Kur ndeshja është 3-0, të japësh dy të kuqe të japësh katër të verdhë, nuk e kuptoj. Është dëshira për të bërë protagonistin. Sesi një ndeshje e mbaruar të ketë katër të kuq e tre të verdhë, mbetet çudi. Pjesë e protagonizmit edhe kjo. Ky është finishi dhe duhet të jemi të qetë.

Kemi të mërkurën e të dielën ndeshje të rëndësishme. Duhet kujdes se varet gjithçka nga këto dy javë. Duhet të jemi shumë të përqendruar. Aleksi apo Frashëri? Ajo e Aleksit e para e verdhë më duket e ekzagjeruar, te Frashëri nuk e di pse e dha. Lodhja është se ndeshjet janë çdo tre ditë, kam thënë është më parë parë se kush ka stol do të jetë më i përgatitur, të gjithë janë të lodhur.

Ne kemi një ndeshje Kupe shumë të rëndësishme, që shpresoj që ata të thonë në fund “ishim të lodhur edhe ne”. Jorgji? Eshtë e treta herë, na ka mohuar penallti në Korçë, nuk na ka dhënë në Shkdoër dhe sot është e treta, por e kam thënë edhe më parë që Jorgji nuk ka fat në ndeshjet kundër Teutës”, u shpreh Martini. /vipsport.al/