sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Marrëveshja pranë mbylljes, talenti i Mançester Sitit do të kalojë te Barcelona

Dëmtimet e shpeshta të Samuel Umtiti e kanë bërë Barcelonën të synojë menjëherë një qendërmbrojtës gjatë kësaj vere. Emri i zgjedhur është Erik Garsia. Spanjolli është nën krontratë me Mançester Sitin deri në verën e vitit të ardhshëm, por Barcelona pretendon ta sjellë në “Camp Nou” që gjatë kësaj merkatoje. 19-vjeçari është lojtar i rritur në akademinë e Barcelonës, por në vitin 2017 ai vendosi t’i bashkohet Mançester Siti.

Anglezët nuk e kanë trajtuar në mënyrën që Garsia e priste dhe mbrojtësi ka vendosur të mos pranojë rinovimin e kontratës. Talenti ka luajtur vetëm në tetë ndeshje këtë sezon me Sitin dhe as në të ardhshmin nuk i premtohet më shumë. Kështu, sipas “Sport.es”, ai pritet të rikthehet në Barcelonë, ku janë gati t’i japin vendin e pasuesit të Zherard Pike, i cili është në vitet e fundit të karrierës.

Mbetet për tu parë nëse Siti do të preferojë të fitojë një shumë të vogël dhe ta lërë të lirë këtë verë, apo do e mbajë edhe një sezon në skuadër, për ta lënë të ribashkohet me Barçën verën e ardhshme. Kujtojmë se edhe Pike në fillimet e tij ishte larguar te Junajtid, por në një moshë të përafërt me Garsian u rikthye në “Camp Nou”./vipsport.al/