sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Marrëveshja në detajet e fundit, zbulohet paga e frikshme e Sane te Bajern Mynih

Leroi Sane është një hap larg kalimit te Bajern Mynih. Mbrëmjen e djeshme gazetat gjermane përhapën me shpejtësi lajmin se Mançester Siti dhe kampionët e Gjermanisë kanë arritur akordin për sulmuesin. Dëmtimi i rëndë i 24-vjeçarit, kontrata që përfundon verën e vitit të ardhshëm dhe kriza për shkak të pandemisë janë përdorur në mënyrën më të mirë nga bavarezët, që kanë mundur të bindin Sitin ta shesë anësorin për vetëm 50 milionë euro.

“Sky Sport De” raporton se marrëveshja është në detajet e fundit dhe është arritur edhe akordi kontraktual me lojtarin.  Sane do të firmosë kontratë për pesë vitet e ardhshme dhe do të marrë një pagë mjaft të lartë. Ai do të paguhet plot 17 milionë euro në sezon, çka e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadrën bavareze.

I vemti që qëndron sipër tij në këtë renditje është ylli polak, Robert Levandovski. Sulmuesi paguhet 20 milionë euro në vit. Sane pritet të jetë një prej figurave kryesorë të Bajernit, që me këtë blerje mund të themi se arrin të kompletojë skuadrën, duke qenë i aftë të ndërtojë një 11-she, që i ngjall frikë çdo ekipi në rruzull. /vipsport.al/