sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mala: Idhulli im kuqezi është Migjen Basha, lashë familjen dhe erdha 14 vjeç në Tiranë

Esat Mala është një nga talentet e shumtë të dalë nga Shkëndija e Tiranës. Djaloshi nga Prizreni aktualisht aktivizohet me Partizanin, ku është një nga më të mirët e skuadrës. Në fund të sezonit ai pritet të largohet drejt një kampionati të huaj. Mesfushori së fundmi ka dhënë një intervistë për FSHF në rubrikën “Talente Shqiptarë”, ku ka treguar rreth fillimeve, sakrificave, idhullit dhe objektivave të tij për të ardhmen.

FILLIMET- “Që në moshë shumë të vogël kam ndjekur shumë futboll me vëllain dhe babain. Më duhet të pranoj se përjetoja emocione shumë të forta kur shikoja ndeshjet, dhe nga ato emocione më pas filloi dhe pasioni im për futbollin, duke vemdosur të provoj veten time dhe të stërvitem me një skuadër”.

MBËSHTETËSI I PARË- “Ka qënë vëllai im. Ai është 5 vite më i madh se unë dhe gjithmonë që në moshën më të hershme më ka marrë të luaj me shokët e tij dhe më ka afruar shumë me futbollin. Siç e theksova edhe më lart, më pas ka qënë babai ai që ka shtyrë të ndjek futbollin profesionist. Babai dhe e gjithë familja më ndihmojnë vazhdimisht në punën time, duke më inkurajuar dhe qëndruar pranë çdo moment, kjo ka ndodhur që nga fillimet e deri më tani”.

STËRVITJA- “Të gjithë trajnerët dhe njerëzit që kam pasur afër që në moshë të vogël më kanë shtyrë që të ul kokën dhe të punoj fort. Stërvitjen individuale, palestrën, e alternoj në mënyrën më të mirë me orarin e stërvitjes që zhvilloj me skuadrën. Kam qenë gjithmonë i përulur dhe kam punuar shumë”.

LARG FAMILJES- “Sakrifica më e madhe që kam bërë, mund ta them me bindje të plotë, është qëndrimi larg familjes vetëm që nga mosha 14-vjeçare kur kam ardhur në Tiranë dhe jam regjistruar te Shkëndija e Tiranës”.

E ARDHMJA– “Synimet e mia për të ardhmen janë të fiksuara fort në mendjen time. Dua që të arrij të luaj në një nga kampionatet më të forta në Europë dhe të arrij të jem pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë dhe ta përfaqësoj denjësisht atë fanellë”.

MOTOJA- “Më duhet t’i referohem motos sime, për t’i dërguar këtë mesazh moshatarëve të mi dhe më të rinjve. ‘Çdo synim duket i pamundur deri sa ta arrish atë’. Unë kam ecur në çdo moment me këtë parim.”

IDHULLI NË KOMBËTARE- “Migjen Basha është lojtari dhe njeriu që më ka lënë më shumë përshtyje, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj”. /vipsport.al/