sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luka Joviç rezulton negativ edhe në testin e dytë, por ka akoma procedura për të

Real Madrid mund të buzëqeshë pas këtij lajmi. Luka Joviç ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirus. Serbi disa ditë më parë ka pasur kontakte me një të infektuar dhe Real Madrid ka marrë masë menjëherë të karantinojë sulmuesin dhe ta testojë.

Joviç ka rezultuar negativ që në testin e parë, por qëndroi i karantinuar për arsye sigurie dhe i njëjti rezultat ka qenë edhe në testin e dytë. Maratona e testeve për të nuk ka përfunduar ende, pasi ai duhet t’i nënshtrohet një tjetër analize.

Në rast negativiteti të testimit të tretë, Joviç do të mund t’i bashkohet Real Madridit në stërvitje për të qenë një forcë e shtuar në skuadër. Real po lufton për titullin kampion dhe ndeshjet janë të ngjeshura, kështu Zidan ka nevojë për sa më shumë lojtarë. /vipsport.al/