sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luis Suarez kundër klubit: Nuk e ka fajin VAR, e lamë vetë të ikte titulli nga duart

Luis Suarez ka dalur në mënyrë të papritur kundër klubit të Barcelonës në intervistën e tij të fundit, duke mos fajësuar gjyqtarët apo interpretimin e VAR në çështje të diskutueshme, por vetë katalanasit që lanë t’u ikte nga dora kampionati spanjoll.

“Në La Liga duhet të bësh autokritikë, e lamë të na ikte nga duart vetë. Jemi të ndërgjegjshëm që varej nga ne dhe nuk duhet të kërkojmë justiifikime. Tani, për krenarinë ronë dhe për prestigjin e Barcelonës, duhet të fitojmë dy ndeshjet që mbeten dhe pastaj të përqendrohemi te i vetmi titull që mund të fitojmë këtë edicion, Ligën e Kampioneve. Nëse ne që jemi pjesë e kësaj skuadre, paraqitemi në nivelin që kërkon ky klub, mund të luftojmë ndaj kujtdo. Një gabim mund të kushtojë shtrenjtë, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm që të arrijmë të fitojmë Ligën e Kampioneve”, ishin fjalët e Suarez në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku nuk ngurroi të fliste edhe kundër Pike apo presidentit Bartomeu.

“Nëse do të kishim qenë në lartësinë e duhur në ndeshje si ajo kundër Seviljes, që është një kundërshtar i cili mund të të barazojë, por sidomos në Vigo, një goditje shumë e rëndë para ndeshjes me Atletikon…  Të minimizosh detajet e VAR disa herë është e vështirë. E di që Pike dhe presidenti kanë bërë deklarata publike kundër, por mendoj se edhe kundërshtarët luftonin për objektiva të rëndësishëm, ishin ata të paragjykuarit. Në këtë situatë nuk ka pse të kërkojmë justifikime por të kritikojmë veten”, tha sulmuesi uruguaian. /vipsport.al/