sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luhet për vendin e dytë, trajneri Konte: Ta bëjmë Atalantën të vuajë!

Interi do të sfidojë mbrëmjen e nesërme Atalantën. Një nga surprizat e bukura të sezonit, Atalanta do të kërkojë ta bëjë edhe më të veçantë sezonin duke e përfunduar në vendin e dytë. Mirëpo, trajneri Antonio Konte kërkon që ta mbyllë Serinë A sa më lart, e në konferencë për shtyp shprehet se duhet të jenë futbollistët e tij ata që do të bëjnë të vuajnë rivalët e tyre në fushë.

“Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur, pasi loja besoj se do të jetë e hapur dhe pa bërë shumë llogari. Atalanta tashmë është shndërruar në një realitet i konsoliduar në Itali. Jo më kot janë në çerekfinalet e Champions. Do të jetë një sfidë ku do vuajmë, por objektivi është t’i bëjmë ne ata të vuajnë. Atalanta ka shënuar shumë gola, ka prej më shumë se 20 ndeshjesh që shënon.

Kanë meritë të madhe dhe lojtarë me kualitet. Por, ne jemi mbrojtja më e mirë dhe sulmi i dytë më i mirë. Do të jetë një sfidë brenda sfidës dhe duhet të shpresojmë që të jemi ne ata që do të imponohemi”, u shpreh Konte. /VipSport.al/