sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luhet në të Parën e në Dytën, 12 ndeshje të planifikuara

Ditën e djeshme u mbyll java e 33 e Kategorisë Superiore, ndërkohë që stafetën e marrin e Para dhe e Dyta. Në të Parën sot luhet vetëm në Grupin B, “Play-Out”. Luhen të gjitha ndeshjet e kësaj faze, ku ndeshja më interesant është dueli mes Elbasanit dhe Ilirisë. Në rast fitoreve të verdhebluve do shohim ngjitjen e tyre në vendin e dytë. Të tre ndeshjet luhen në 17:45.

Në të Dytën luhet thuajse e gjithë java. Në Grupin A luhen plot pesë sfida, ku kryesuesit e Vorës luajnë ndaj Adës së vendit të tetë. Në Grupin B luhen po pesë sfida. Tomori i vendit të parë luan në transfertë ndaj Tepelenës, që ndodhet në vendin e dhjetë. Ndeshje relativisht e lehtë për kryesuesit, që sot mund të eliminojnë një rival për vendin e parë.

Albpetroli dhe Maliqi ndeshjen me njëra-tjetrën për vebdin e dytë dhe ndjekjen e Tomorit. Dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh (55), tre më pak se vendi i parë. Kjo është edhe ndeshja më e fortë e ditës, që pritet të fitojë edhe vëmendjen më të madhe. Ashtu si sfidat e të Parës, edhe ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë do të luhen të gjitha në 17:45. /vipsport.al/