sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luhet derbi i fateve të sezonit, zbulohet gjyqtari i ndeshjes

Sot në orën 20:45 në “Air Albania” do të zhvollohet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë sezon. Një ndeshje mjaft delikate për objektivat e skuadrave, por edhe për situatën e infektimit të Partizani, çka e ka tensionuar jo pak situatën para ndeshjes. FSHF ka vendosur dhe ekipin e arbitrave të kësaj sfide. Në tre derbit e mëparshëm kishin arbitruar tre gjyqtarë të ndryshëm dhe kështu do ndodhë edhe në të katërtin.

Nëse Enea Jorgji, Kridens Meta dhe Juxhin Xhaja kanë gjykuar në fazat e shkuara, këtë herë do të jetë një tjetër gjyqtar, që do ketë nderin të vërë drejtësi në ndeshjen më të madhe të futbollit tonë. Eldorjan Hamiti do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes së sotme, që është cilësuar si më e rëndësishmja e javës dhe si rrjedhojë do të ketë edhe vëmendjen më të madhe nga Federata.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë, duke iu shtuar edhe dy vijërojtësit pas portave. Hamiti është gjyqtar i FIFA-s, çka e vendos atë më të mirët e vendit tonë. Ndeshja do të luhet pa tifozë dhe të paktën lezhjani do të evitojë presionin e madh që mund të dhurojë stadiumi “Air Albania” i mbushur me spektatorë. /vipsport.al/