sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luftëtari mbetet shkollë futbolli, me 5 kuqezinj në ekip

Luftëtari është padyshim një nga shkollat e futbollit në Shqipëri. Bluzinjtë kanë lënë gjurmë ndër vite, e madje kanë nxjerrë lojtarë që kanë spikatur në ekipet e kryeqytetit, por edhe në ekipin kombëtar…

Madje, disa breza që kanë bërë emër në vendin tonë, por edhe jashtë në skuadra të njohura. Por, bluzinjtë edhe në këto sezone në Superiore kanë rënë në sy për futbollin e bukur, por duke luajtur edhe në Kupat e Europës.

Këtë seozn, për shkak të ndryshimeve në drejtim që pësoi skuadra, në gjirin e Luftëtarit u afruan disa lojtarë të rinj, me apo pa eksperiencë në Superiore.

Madje, kanë spiklatur me shumë ekipe elitare: Ajo që të bën jo pak përshtypje është se janë pesë lojtarë, titullarë në Gjirokastër që janë në listën e “zboreve” kuqezi. Emra si: Arbër Mehmetllari, Arlis Shala, Redon Dragjoshi, Enes Isufi dhe Aldrit Oshafi, do të spikatin jo vetëm në elitë, por mund t’i shohim jashtë në kampionate të njohura së shpejti. Pa thënë se edhe Gresild Lika është një lojtar që mund të luajë në çdo ekip të elitës, ashtu si dhe Franci Lala.

E.S./Vipsport.al/