sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Luaj në një prej klubeve historikë, dua të prek Serie A”, Kuper i rrëfehet “Gianluca di Marzio”

Gudberg Kuper u bashkua me Kukësin në merkaton e dimrit pas shumë skepticizmave për faktin se kishte luajtur  shumë pak dhe vinte nga një dëmtim, por së fundmi ai ka zëvendësuar Shkurtajn e dëmtuar dhe e ka bërë këtë më së miri. Arriti t’i shënonte Tiranës dhe vulosi gjithashtu një dopietë mbrëmë ndaj Teutës. Cilësi mjaft të mira për 22-vjeçarin, që erdhi falas nga ekipi i Shafhauzen, ku kishte grumbulluar vetëm 225 minuta në gjysmën e parë të sezonit, pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Tashmë sulmuesi me origjinë ganeze i lindur në Itali ka shpresa për tu ngjitur në karrierë dhe për të arritur dy ëndrrat e tij: të luajë në Serie A dhe të përfaqësojë kombëtaren e Ganës. Në fakt është në rrugën e duhur, pasi sezonin e ardhshëm pritet të ketë më shumë minuta sepse Shkurtaj do të largohet. Kuper ka dhënë një intervistë për “Gianlucadimarzio”, ku ka folur rreth aventurës së tij në vendin tonë, pandemisë dhe karakteristikave të Superiores.

“Unë dua Serie A, por këto janë përvoja që të bëjnë të rritesh brenda dhe jashtë fushës. Unë erdha në janar te Kukësi, një nga klubet historikë të vendit. Jetoj për golin, dua të shënoj sa më shumë të jetë e mundur. Ne jemi të dytët me katër pikë më pak se vendi i parë kur kanë mbetur edhe tre ndeshje. Mund ta fitojmë kampionatin, kam besim në këtë. Në Shqipëri luhet futboll shumë fizik, sulmuesi duhet me patjetër ta aplikojë këtë mënyrë loje.

Po luftojmë në të dy frontet. Sipas të gjitha gjasave do të luajmë në fazën e Play-Off në kupat e Europës. Dua të rritem dhe të luaj sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk përbën ndryshim se në cilën ligë e bëj këtë. Ne rifilluam më 3 qershor. Unë kam lindur në Bergamo dhe kam kaluar muaj me të vërtetë të vështirë gjatë pandemisë. Pata shumë dhimbje për të dashurit e mi”, tha mes të tjerash autori i 6 golave në Kupë dhe kampionat për skuadrën e Kukësit. /D. Lala-vipsport.al/