sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Llullaku: Do më pëlqente të luaja në Shqipëri, jam 32-vjeç dhe kërkoj kontratë më shumë se 1-vjeçare

Azdren Llullaku ka përfunduar kontratën me Shaktjor Soligorsk e tashmë është një futbollist i lirë. Për sulmuesin ka interes edhe nga ana e klubit të Kukësit e vetë Llullaku pranon se është në bisedime me verilindorët. Në një prononcim për Fax Sport, futbollisti i kombëtares shprehet se tashmë duhet të mendoj për familjen dhe kërkon një kontratë më shumë se njëvjeçare.

“Jam ende në Rumani dhe diçka po lëviz, por jam në pritje. Nuk ka shumë prej momentit kur ndërpreva kontratën në Bjellorusi, por po presim. Ka pasur dhe ka bisedime me Kukësin, tani po pres. Duhet të mendoj për më të mirën për veten dhe familjen. Interesi për në Shqipëri ka qenë edhe më parë, tani të shikojmë. Do më pëlqente të luaja në Shqipëri dhe është kampionat i fortë. Kukësi do luaj edhe në Europë, e mund të jetë variant i mirë. Duhet të bisedojmë sa më mirë për të gjithë gjërat, duhet të mendojmë mirë. Dëshira është”.

Trajneri Gega te Kukësi? “Menaxheri më tregoi se është një trajner shumë i mirë dhe kjo është pozitive. Menaxheri ka kontakte çdo ditë me Kukësin dhe m’i tregon të gjitha. Duhet të pres edhe pak të shikoj variantet e tjera, por interesi nga të dy anët është”.

Shkendija, Partizani apo Kukësi, pse nuk erdhe vjet në Shqipëri? “U transferova te Shaktjor se ishte edhe Bakaj. Por, nuk më eci mirë si nuk më eci mirë edhe në Kazakistan. Mentaliteti i ndryshëm dhe ka qenë edhe faji im. Në të ardhmen nuk do të zgjedhë vende që nuk janë në të njëjtin mentalitet me mua”.

Marrëdhëniet me Bakajn? “E kam ndjekur edhe para se të shkoja te Soligorsk, është një çun shumë i mirë dhe një futbollist i mirë. Më vjen keq se ka pasur dëmtimin dhe shpresoj të kthehet së shpejti. Më foli shumë mirë për Bjellorusinë dhe ka pasur të drejtë se kushtet sportive ishin të mira”.

Nuk të pëlqejnë kontratat njëvjeçare, po te Kukësi? “Duhet të bisedojmë edhe më mirë. Në vitet e fundit  kam ndërruar shumë ekipe. Gruan e kam shtatzanë, nuk dua të lëviz shumë, jam 32-vjeç dhe po mendoj për një kontratë më të gjatë”.

Kampionatin shqiptar e ke ndjekur? “Më duket shumë i mirë. Ekipe të forta dhe lojtarë me vlerë. Është një motiv të vij në Shqipëri”.

Në Bjellorusi nuk u ndal prej koronavirusit, a kishit frikë? “Nuk u ndërpre, ishte edhe me tifozë. Njerëzit ishin në restorante pa problem. Unë e kam familjen në Itali dhe e dija mirë se çfarë do të thoshte. Pak frikë ka qenë. Por, aty nuk kishte frikë. U mundoja të ruhesha, pas stërvitjes shkoja në shtëpi”.

Gjashtë prezenca me kombëtaren- “Më vjen keq që nuk e kam veshur më shumë fanellën e kombëtares. Por, ky është futbolli. Për fajin tim nuk kam qendruar në kombëtare. Por, mund të kem mundësi përsëri. Tani nuk kam pasur minuta, po kur të filloj sezoni të shohim”.

Trajneri Reja? “Reja më duket një trajner profesionist dhe shpresoj të vazhdoj sa më shumë”.

Një talent premtues për Shqipërinë? “Ka vlera të mëdha, Hysaj, Gjimshiti. Kombëtarja ka vlera të mëdha. I ka pasur edhe më pare”, u shpreh Llullaku. /Vipsport.al/