sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Shumë e lehtë për Kukësin, djemtë e Shehit hedhin në “tapet” Teutën

Kukësi-Teuta 3-0
Shënues: Limaj 5′, Kuper 12′ 35′

KV: Krasniqi 2x/ Hoxha, Aleksi 2x, Frashëri
KQ: Aleksi, Beqja/ Krasniqi

Kukësi ka arritur të fitojë shumë lehtë ndaj Teutës. Verilindorëve i është dashur vetëm pjesa e parë për të mbyllur ndeshjen dhe marrë tre pikë të rëndësishme, që e çojnë diferencën me Tiranën në katër pikë. Ndeshja është hapur në minutën e pestë me Vesel Limajn. Mesfushori godet në mënyrë perfekte jashtë zonës dhe gjen rrjetën e Stivi Frashërit.

Pas tij, stafetën e merr Gudberg Kuper. 22-vjeçari shërbehet në perfeksion në minutën e 12 nga Abazaj dhe 2-0. Në minutën e 35 verilindorët arritën të shënojnë golin e tretë sërish me Kuper dhe sërish Abazaj asistues. Kaq mjaftoi për ta hedhur në “tapet” Teutën, që në pjesën e dytë, jo që nuk është përpjekur, por e ka ndihmuar Kukësin të shkojë e qetë drejt fitores.

Aleksi mori dy kartonë të verdhë të shpejtë (brenda 5 minutave) dhe gjyqtari Jorgji e ndëshkoi me të kuq (minuta 54), duke lënë skuadrën me një lojtar më pak dhe shuar totalisht shpresat e durrsakëve. Për të “errësuar” akoma më shumë këtë natë të Teutës mendoi Beqja, i cili bën rolin e portierit pas goditjes së Abazajt dhe lë Teutën me nëntë lojtarë. Penalltinë e merr përsipër Musolli, por Frashëri pret dhe rezultati mbetet 3-0.

Të dyja skuadrat luajnë për të shtyrë minutat, me të rinjtë e Kukësit (Domi dhe Çema), që mundohen të argëtohen, por nuk e dërgojnë topin në rrjetë. Në fund Krasniqi mendon të skuqë anën e verilindorëve në tabelën e ndeshjes dhe merr të dytin e verdhë, pas një ndërhyrje ndaj Çyrbes në afërsi të zonës. Kaq për këtë ndeshje, që për hir të së vërtetës zgjati vetëm 35 minuta, rradhë ndodh, por ja që ndodh. /D. Lala-vipsport.al/

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Krasniqi, Kotobelli (Musta 60′), Limaj, Musolli (Mateli), Rroca (Gavazaj 60′), Abazaj (Domi), Et’hemi, Kuper (Cema). Trajner: Orges Shehi

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuro , Todorovski (Hrlijc), Aleksi, Avdyli, Kallaku (Beqja), E.Vila (Çyrbja 46′), L.Vila, Hebaj (Gruda 59′). Trajner: Edi Martini

LIVE, MINUTË PAS MINUTE

90’ Mbyllet ndeshja në Elbasan

83’ Krasniqi pengon Çyrben në hyrje të zonës dhe merr të verdhin e dytë, duke lënë Kukësin me 10 lojtarë

82’ Domi tenton sërish në të njëjtën mënyrë dhe Frashëri përgjigjet sërish në të njëjtën mënyrë

79’ Frashëri ndal Domin, i cili godet bukur pas një aksioni individual

77’ Lorenco Vila tenton me një goditje nga larg, topi përfundon jashtë kuadratit

68’ Musolli merr përsiper 11-metërshin, pret Frashëri

 

64’ Penallti me Kukësin. Abazajn i driblon të gjithë dhe del me portën bosh. Beqja pret sferën me dorë dhe ndëshkohet me të kuq

 

62’ Lojë më shumë se e qetë. Pritet vetëm minuta e 90-të

59’ Kallaku dhuron spektakël, duke dribluar gjithkënd që i del para. Goditja nuk ngjan aspak me klasin e tij

53’ Aleksi merr dy të verdhë brenda pak minutave, mesfushori lë Teutën me 10 lojtarë

49’ Kallaku provon një me një goditje nga larg, e kontrollueshme për Xhikën

46’ Nis pjesa e dytë

45+2’ Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”

45+1’ Dy kartonë të verdhë të shpejtë, ndëshkohen Hoxha dhe Krasniqi nga të dy krahët, pas ndërhyrjeve të rrezikshme në mesfushë

45’ Akordohen dy minuta shtesë

43’ Teuta është e goditur rëndë. Durrsakët nuk kanë gjetur ende portën e Xhikës. Dominim total i Kukësit

35’ Gooool! Shënon Kuper. Abazaj asiston sërish dhe mbyll ndeshjen para kohe

 

32’ Teuta provon nga krahët. Kuro jep një kros të lartë në zonë për Hebajn, portieri Xhika kontrollon gjithccka

30’ Kallaku jep një pasim pas shpinës së mbrojtësve kuksianë, Hebaj zihet në pozicion jashtë loje

28’ Kukësi mundohet të marrë kontrollin e topit për të mbajtur sa më larg portës Teutën. Nuk ka asnjë rast të rrezikshëm

26’ Teuta provon me sulme të organizuara. Kukësi mbyllet mirë mbrapa

22’ Teuta mundohet të organizohet, Kukësi mbështetet te kundërsulmet

19’ Kukësi luan më qartë. Valon Et’hemi ka mundësi të artë brenda zonës, por nuk tregohet i saktë

12’ Gooool! Kukësi shënon golin e dytë. Kuper dërgon sferën në rrjetë pas asistit të Abazaj

 

5’ Gooool! Kukësi në avantazh, Vesel Limaj shënon një perlë

 

1’ Fillon ndeshja