sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Nuk ka gol në “Elbasan Arena”, mbyllet në barazim gjysmëfinalja mes Kukësit dhe Teutës

Kukësi-Teuta 0-0

KV: Hoxha, Kuro, Aleksi/ Lulaj, Et’hemi
KQ: Kuro

Ka përfunduar në barazim pa gola gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Teutës. Në “Elbasan Arena” është zhvilluar një ndeshje e bukur, së cilës vetëm goli i mungoi. Dy skuadrat aktivizuan lojtarët më të mirë dhe niveli ishte i kënaqshëm. Fillimi i ndeshjes nisi në mënyrë të dhimbshme për Kukësin, pasi Shkurtaj ndjeu dhimbje në këmbën e tij dhe nuk mundi të vazhdonte, duke u larguar nga fusha pa u mbushur 10 minuta lojë.

Në fraksionin e parë të dy skuadrat e kërkuan golin, me Teutën që e mbajti topin më shumë dhe u mundua me sulme graduale, por Kukësi pati rastet më serioze. Përpjekjet e të dyja skuadrave nuk shpërblehen dhe 45 minutat e para nuk prodhojnë gol. E dyta nis mirë për Kukësin kur në një moment Hoxha jep një pasim të rrezikshëm brenda zonës, por asnjë kuksian nuk ndodhet aty për të shtyrë topin në rrjetë.

Teuta përgjigjet me nja rast flagrant të Lorenco Vilës. Kallaku i “vjedh” një top mbrojtësve të Kukësit dhe ia pason talentit, por goditja e tij është shumë e dobët dhe lojtarët e Shehit spastrojnë zonën. Më pas ka raste, por jo me rrezikshmërinë e duhur, me dy skuadrat që vuajnë lodhjen fizike të ngjeshjes së ndeshjeve në këtë rifillim pas pandemisë.

Në fund ka “ethe” për Teutën, pasi Kuros shkakton faull ndaj Domit dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, automatikisht të kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Ka frikë, por nuk ka gol sepse ndeshja mbyllet në barazim 0-0. Rezultat, që favorizon Kukësin, pasi nuk pësoi gol në shtëpi, çka është një element i rëndësishëm në ndeshjet e Kupës. /D.Lala-vipsport.al/

KUKËSI: Xhika, Musta, Lulaj, Krasniqi, Musolli, Maliqi, Limaj, Rroca, Et’hemi, Gavazaj (Abazaj), Shkurtaj (Kuper, (Domi)). Trajner: Orges Shehi.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli (Çyrbja), Kallaku (Beqja), E.Vila, L.Vila, Hebaj (Gruda). Trajner: Edi Martini.

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

MINUTË PAS MINUTE:

90+3’ Mbylllet 0-0 gjysmëfinalja e parë mes Kukësit dhe Teutës

90+1’ Kuros merr kartonin e dytë të verdhë pas faullit ndaj Domit, largohet nga loja

90’ Akordohen tre minuta shtesë

87’ Teuta provon të gjejë golin, luhet në gjysmëfushën e Kukësit

81’ Skuadrat e ulin nivelin e lojës, lodhja jep efektet e saj

75’ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Kallakun, por sulmuesi nuk krijon rrezikshmërinë e duhur duke goditur larg kuadratit

72’ Prekje me dorë në zonën e Kukësit, pretendohet për penallti nga durrsakët

65’ Todorovski godet fort nga larg, por nuk ka saktësi

65’ Goditje e Abazajt jashtë zonës pas një këndoreje, pret Frashëri

 

64’ Abazaj merr krahun e djathtë dhe zbret drejt zonës, fiton një këndore

59’ Teuta merr frenat e lojës, djemtë e Martinit më të uritur për triumf. Kukësi aktivizon Abazajn

54’ Lorenco Vila ka mundësinë e artë brenda zonës me portierin të pa pozicionuar mirë, por nuk gjuan në mënyrën e duhur dhe Kukësi shëton pa pësuar

48’ Todorovski tenton një goditje të befasishme, por Xhika mundet ta presë sferën

47’ Kukësi e nis vrullshëm, Rustem Hoxha largon një top të rrezikshëm nga e majta e zonës durrsake

46’ Fillon pjesa e dytë e gjysmëfinales së Kupës

45+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola

45’ Akordohet një minutë shtesë

41’ Aksion i rrezikshëm në zonë, Et’hemi rrëzohet në zonë, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës

 

40’ Kuper merr një top në hyrje të zonës dhe godet, por topi nuk ka forcën e duhur për të mposhtur Frashërin

38’ Lorenco Vila lëviz me klas dhe gjen mundësinë të japë një pasim në zonë nga e majta. Asnjë lojtar i Teutës nuk është aty për të devijuar drejt portës

36’ Mundësi e artë për Kukësin. Rroca nxjerr një top nga hiçi në afërsi të portës, godet dhe Frashëri është në vendin dhe kohën e duhur

31’ Kukësi bën gjithçka mirë deri në hyrje të zonës, Gavazaj në të djathtën jep një pasim pa adresë, ndërkohë që mund ta kishte zgjidhur më thjeshtë dhe me efektivitet

27’ Teuta shfaqet më kërkuese dhe sulmon më qartë

23’ Aksion i rrjedhshëm i Teutës, Emiliano Vila kroson në shtyllën e dytë, por shokët e tij nuk arrijnë të rrezikojnë portën e Xhikës

21’ Kuper rrëzohet në limitet e zonës, Hamiti lejon vazhdimin e lojës

20’ Qetësohet disi loja e dy ekipeve, Teuta mundohet të “çajë” vendosjen e Kukësit

15’ Et’hemi bën gjithçka mirë në të majtën, asnjë kuksian nuk është aty sa për të shtyrë topin në rrjetë

14’ Et’hemi jep një pasim drejt zonës nga e majta, ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Teutës

13’ Kukësi rrezikon me një goditje nga larg, Frashëri përgjigjet në mënyrën e duhur

11’ Teuta qëndron në sulm, djemtë e Martinit fitojnë dy këndore rresht dhe krijojnë kaos në zonën e Kukësit

10’ Rroca jep një krosim të mirë në zonë, Frashëri kontrollon situatën

8’ Aksion i rrjedhshëm e i rrezikshëm i Kukësit. Et’hemi nuk e zgjidh në mënyrën e duhur, duke mos gjetur as mundësinë të godasë

5’ Shkurtaj ka probleme, nuk ia del të vazhdojë ndeshjen. Në vend të tij aktivizohet Kuper

1’ Fillon ndeshja, Teuta luan topin e parë nga qendra