sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Legjionarët në fushë, Dermaku e Hysaj “pikiatë”, shkëlqen Strakosha

Ditën e djeshme u luajtën disa ndeshje të Serie A dhe disa nga lojtarët e kombëtares sonë zbritën në fushën e lojës. Barazim 1-1 ndaj Bolonjas për Napolin e Hysajt, i cili mbante shiritin e kapitenit në mungesë të Insinjes. Megjithatë, nuk ka vlerësime të mira për shkodranin, me “Eurosport”, që e cilëson si më të dobët se Mario Rui në krahun e majtë. Kujtojmë se krahu i preferuar i Hysajt është i djathti.

“Elseid Hysaj, nota 5.5. Është më dobët se Mario Rui në krahun e majtë.”

Spastrime 1
Vjedhje topi 3
Ndërhyrje 1
I dribluar 2
Duele në tokë 7(4)
Duele në ajër 2(0)
Humbje topi 22
Prekje topi 83
Paime (saktësia) 48(80%)
Krosime 2(0)
Pasime të gjata 3(1)
Driblime 2(1)

Kastriot Dermaku zhvilloi gjithashtu një paraqitje të dobët ndaj Milanit. Mbrojtësi i kombëtares sonë u fut në lojë në minutën e 46 për Parmën dhe pikërisht pas kësaj filloi edhe përmbysja e Milanit. E vetmja e mirë ishte mbulimi i mirë i Ibrahimoviç, por cilësohet si një nga fajtorët kryesorë në mbrojtje.

“Kastriot Dermaku, nota 5.5. Ka meritën të ndërmarrë duele shumë të vështira kundër Ibrahimoviç dhe të mos dalë i humbur, por në pjesën e dytë Parma u shemb dhe ai është një nga fajtorët kryesorë.”

Minuta 45
Goditje të bllokuara 1
Vjedhje topi 1
Duele në ajër 3(0)
Humbje topi 3
Prekje topi 24
Pasime (saktësia) 17(85%)
Pasime të gjata 5(2)

Elozhe për Tomas Strakoshën që arriti të mbajë portën e paprekur falë pritjeve të tij dhe t’i dhurojë një parazim pa gola Lacios ndaj Udinezes.

“Tomas Strakosha, nota 6.5. Një nga më të mirët në fushë për Lacion. I mohon golin shpërthimeve të De Paul nga e djathta dhe ndal mrekullisht Lazanjën nga e majta. Vendimtar.”

Pritje 5
Pritje brenda zonës së rreptësisë 4
Dalje nga zona 1(1)
Prekje topi 39
Pasime (saktësia) 25(86.2%)
Topa të gjatë 6(2)

Natë e errët për Marash Kumbullën ndaj Romës, ku Verona humbi 2-1 ndaj Romës. Talenti nga Malësia e Madhe luajti vetëm 17 minuta për shkak të një dëmtimi muskulor, por merr vlerësim maksimal edhe për aq pak kohë në fushë. Rrahmani u la pushim.

“Marash Kumbulla, nota 6. E filloi me përkushtimin e zakonshëm të tij. Përfundon jashtë për shkak të një dëmtimi muskular në kofshën e djathtë.” /vipsport.al/