sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Legjenda e Partizanit, Dosti: Sormani e mbushi kupën sot, nuk je gjeneral, por kapter i dështuar

Partizani nuk ia doli të merrte fitoren në derbi ndaj Tiranës për çështje minutash teksa u barazua në fund nga Ernest Muçi. Megjithatë, të kuqtë mund të kënaqen me paraqitjen pozitive duke marrë parasysh edhe të gjithë problematikën që i shoqëroi para sfidës.

Pesë futbollistë rezultuan me COVID-19, ndërsa trajneri Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli. Pikërisht, ky aspect ka nervozuar tejmase një ish-futbollist të të kuqve si Edmond Dosti.
Legjenda e klubit nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se italiani me veprimin e sotëm e mbushi kupën dhe se ai nuk është një gjeneral, por një kapter i dështuar.
Reagimi i Dostit:

“Bravo cuna sot keni luajtur mire ishim superior, e meritonit qe te fitonit, Forza Cuna PMTP.Sot Sormani e mbushi kupen ti jo qe nuk je tranjer po as njeri tradhetove ekipin ne ndeshjen me te rendesishme nuk je Gjeneral por kapter i deshtuar”, shprehet Dosti në reagimin e tij pas ndeshjes me Tiranën. /VipSport.al/