sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lamtumirë Sormani! Partizani ndahet nga trajneri që e la në baltë në derbi

Adolfo Sormani nuk do të vazhdojë të jetë më trajneri i Partizanit dhe do të udhëtojë përsëri drejt Italisë për t’u ndarë përfundimisht nga të kuqtë. Klubi nuk ka falur “bëmën” e tij për mosparaqitjen në derbi dhe palët janë ndarë përfundimisht duke mbyllur pa shumë bujë aventurën e tij të dytë në radhët e këtij ekipi.

Në “Rubrika Sportive” të RTSH u bë e ditur se vendimi është marrë përfundimisht gjatë ditës së sotme dhe Sormani nuk do të kthehet më në stërvitje apo stolin e të kuqve, të cilët me derbin me shumë mundësi kanë humbur edhe shansin e fundit për të qenë pjesë e Kupave të Europës në sezonin e ardhshëm.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të teknikut nga klubi i kuq, ndërsa duket se edhe në vijim, skuadra do të drejtohet nga Kalari, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të Partizanit dhe do të ulet në pnakinë për të mbyllur këtë edicion të kampionëve në fuqi. /vipsport.al/