sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lamtumirë Solomon! Në Turqi i gjejnë skuadrën e re sulmuesit të Partizanit

Fundi i këtij sezoni do të shohë ndryshimin e madh të radhës te Partizani, me lëvizje të shumta lojtarësh pasi disa prej emrave të afruar nuk kanë përmbushur pritshmërinë. Një prej tyre është padyshim edhe Teofilus Solomon. Sulmuesi i afruar për të qenë një titullar i paprekshëm, nuk bën pjesë në planet e Sormanit që e ktheu në rol dytësor te të kuqtë dhe vetëm pret mbylljen e këtij edicioni për t’u ndarë përfundimisht nga ekipi kryeqytetas.

Në Turqi, tashmë kanë gjetur edhe emrin e ekipit ku do të aktivozhet ai, pasi duket se ka gjetur akordin për të vazhduar karrierën e tij në kategorinë e dytë atje. Sipas mediave turke, Solomon ka përfunduar në rrjetën e klubit që po monitoron më shumë Superioren, Menemenspor. Skuadra në të cilën luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni, ka piketuar shumë emra nga elita e kampionatit tonë, por duket se me Solomon ka bërë lëvizje konkrete duke gjetur shpejt edhe miratimin e Partizanit i cili nuk e sheh më të nevojshëm futbollistin pas këtij sezoni.

Kështu, parashikohet që sapo të përfundojë ky sezon futbollistik, Solomon të udhëtojë drejt Turqisë për të nënshkruar marrëveshjen e tij të re, duke i dhënë lamtumiërn përfundimisht Partizanit ku nuk arriti të linte shenjë ashtu siç shpresonin në klubin e kuq. Ndërkohë, Menemenspor ka piketuar edhe lojtarë të tjerë të ekipit kryeqytetas, por negociatat për ta vazhdojnë. /vipsport.al/