sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

LAJMI I FUNDIT / Situata me COVID-19, Sormani nuk do të jetë në stol në derbi

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nuk do të ketë në pankinë teknikun e skuadrës së kuqe. Adolfo Sormani. Shkak është bërë shpërndarja masive e infeksionit me COVID-19 në radhët e klubit të Partizanit.

Trajneri Sormani, pasi ka refuzuar që të dalë në stërvitje dje me ekipin, edhe sot ka vendosur që të mos jetë ai në pankinën e ekipit pasi nuk dëshiron të rrezikojë një infeksion të mundshëm. Trajneri italian dhe ndihmësi i tij po nga Italia, kanë vendosur që të mos jenë me ekipin për këtë ndeshje, edhe pse e kanë përgatitur duelin vetë.

Sipas “SuperSport”, në stol në këtë sfidë do të ulet Reinaldo Kalari, i cili në këtë sezon është ndihmësi i Sormanit dhe dje ka qenë ai personi që ka drejtuar stërvitjen. /vipsport.al/