sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lajme të mira për Juventusin, ylli i mbrojtjes gati për ndeshjen e sotme

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral është thirrur për herë të parë pas gjashtë muajsh në një ndeshje të Juventusit. Mbrojtësi turk pësoi një dëmtim të rëndë në “Tendinën e Akilit” në janar, në një ndeshje ndaj Romës, të fituar 2-1 nga bardhezinjtë.

22-vjeçari ka mundur të rikthehet më në fund dhe është kthyer të jetë listën e Sarrit. Javën e shkuar ai iu bashkua skuadrës në stërvitje dhe duket se periudhës së riaftësimit i ka ardhur fundi.

Juventusi luan sot ndaj ish-ekipit të Demiral, Sasuolos dhe pritet të i riu të marrë minuta nga Sarri për ta ndihmuar të vijë në formën e duhur fizike. Trajneri në fakt do të dëshironte ta hidhte nga minuta e parë në fushë për shkak të dëmtimit të Bonuçit.

Italiani po kalon disa probleme fizike dhe nuk do të jetë i gatshëm sonte në mbrëmje. Demiral nuk mund ta përballojë ndeshjen nga minuta e parë dhe pritet që Rugani të plotësojë dyshen e mbrojtjes me De Ligt. /vipsport.al/