sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lajm i mirë për Rei Manajn, ai që i zuri vendin te Barcelona kërkon të largohet

Sezoni i pare futbollistik te Barcelona është mbyllur me një zhgënjim për Rei Manajn, i cili nuk arriti të ndihmonte skudrën B të katalanasve që të ngjitej në La Liga 2. Por edhe pse ka dështuar në atë që ishte objektivi primar i sezonit të tij, sulmuesi shqiptar ka marrë këto ditë një lajm të mirë.

Martin Breithuejt, sulmuesi danez i cili u afrua në fillimin e muajit shkurt nga katalanasit për t’i bërë ballë mungesave të shumta për dëmtime të lojtarëve në sulm, duket se është shumë pranë lamtumirës pas pak muajsh në skuadër. Për të nuk do të ketë më shumë hapësira pasi Suarez e Grizman mbeten alternativat kryesore në sulmin e Barçës, ndaj ai kërkon të interesohet sidomos pasi ka mësuar se për të interesohen Uest Hem dhe Everton, të gatshëm të blejnë kartonin e tij.

Largimi i Breithuejt do t’i hapte rrugë mundësisë së aktivizimit të Rei Manajt në radhët e Barcelonës në ndeshjet kur trajneri do të bënte rotacion apo në turet e para të Kupës së Spanjës. Një mundësi më shumë për të bërë debutimin hstorik me këtë skuadër, të cilit i është afruar deri tani vetëm me praninë në pankinë në një prej ndeshjeve të La Liga, para se Breithuejt të vishte fanellën e katalanasve. /vipsport.al/