sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lajm i mirë pas vuajtjeve ndaj Atalantës, “Zonjës” i rikthehet një lider

Pas barazimit të djeshëm kundër Atalantës, Juventus u kthye menjëherë në fushë për një seancë stërvitore në mëngjes. Ka një lajm shumë të mirë për Sarrin pas atij barazimi tejet të vështirë ndaj bergamaskëve mbrëmë. Turku Merih Demiral, i cili është kthyer më në fund të jetë pjesë e skuadrës, kur sot ka kryer një seancë të plotë me pjesën tjetër të ekipit.

Ky është raporti i stërvitjes i publikuar nga klubi në faqen zyrtare: “Të dielën në mëngjes u zhvillua seanca stërvitore mes fushës dhe palestrës për ekipin, i cili në vijim të barazimit të së shtunës kundër Atalantës është është rikthyer të punojë për ndeshjen e ardhshme kundër Sasuolos. Nw fushw me ekipin ishte edhe Merih Demiral”.

Turku nuk luan prej muajsh pas një dëmtimi të rëndë dhe duket se më në fund mund të jetë në dispozicion të Sarrit, i cili pritet ta përgatisë për ta patur të gatshëm në rinisjen e Champions League, të cilën Juventus e pretendon dhe ndodhet në vazon më të vështirë. Mbrojtësi turk ka treguar cilësi të jashtëzakonshme me Juventusin dhe pritet të rikthehet shpejt si titullar te bardhezintë. /vipsport.al/