sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kupa e Shqipërisë/ Luhet bileta për në finale, dy ndeshjet gjysmëfinale të hapura

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfidat janë ende të hapura, teksa në Elbasan, Kukësi u ndal në barazim pa gola ndaj Teutës. Tashmë, durrsakët do provojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, gjithashtu kërkojnë edhe një “hakmarrje” për humbjen 3-0 në kampionat ndaj verilindorëve.

Megjithatë, këta të fundit, kanë shansin edhe të kualifikohen në rast se ndeshje mbyllet me barazim me gola. Ndërkohë, sfida tjetër është ajo mes Tiranës dhe Bylisit, e cila në takimin e parë në Ballsh krijoi shumë zhurmë për mënyrën se si bardheblutë u përmbysën 2-1, në fraksionin e dytë.

Sakaq, ndryshe nga hera e fundit, pritet që kryqytetasit të luajnë sot me formacionin e parë dhe të kërkojnë biletën për në finale, teksa e kanë theksuar se klubi i kërkon të dy trofetë në këtë vit special që përkon me 100-vjetorin. Ndërkaq, për ballshiotët një kualifikim në finale do të thoshte shumë, ndërsa kërkojnë ta shijojnë për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë. /Vipsport.al/
Ndeshjet:
17:45 Tirana-Bylis
20:45 Teuta-Kukësi