sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kumbulla flet pas dëmtimit: Dua të kthehem të mbyll sezonin, nesër vizitat mjekësore

Marash Kumbulla nuk arriti të japë kontributin e tij të plotë mbrëmjen e djeshme ndaj Romës për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, duke zhvilluar vetëm 17 minuta në ndeshjen, që Verona e humbi 2-1. I riu pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Ashtu siç e bën pas çdo ndeshje, ai sot ka dërguar një mesazh te tifozët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se ditën e nesërme do të kryejë vizitat për të mësuar shkallën e dëmtimit. Mbrojtësi i kombëtares sonë shkruan se shpreson të jetë i gatshëm për të përfunduar këtë sezon me Veronën, nga ku pritet të largohet në fund të sezonit drejt një klubi të madh.

“Dje, për fat të keq, mu desh të largohesha shumë shpejt nga fusha. Nesër do të dimë më shumë sepse unë dua të kthehem për të përfunduar këtë sezon të mrekullueshëm me atë frymë që ne na ka karakterizuar gjithnjë”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale. /vipsport.al/