sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kthehet dhuna në futbollin shqiptar, lojtari godet gjyqtarin dhe përfundon në komisariat

Dhuna rishfaqet përsëri në futboillin shqiptar. Këtë herë në Katgorinë e Dytë, ku për një penallti, lojtari ka dhunuar kryesorin e takimit pasi ka qenë kundër vendimit të tij për një penallti.

Futbollisti i Adës, Valter Perndrecaj, ka sulmuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes ndaj Gramshit, Besmir Lecaj, pasi ishte kundër vendimit të tij për ekzekutimin e një penalltie në favor të vendasve. Ai ka fyer gjyqtarin dhe më pas e ka goditur atë, me ndeshjen që është ndërprerë për disa minuta.

Pas kësaj ngjarje, lojtari është larguar nga stadiumi nga forcat e rendit, siç bën të ditur Policia e Shteti në njoftmin e saj, pasi është dërguar në komisariat për procedim penal.

“Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, futbollisti i skuadrës “Ada”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakort për ekzekutimin e një penalltie. Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale”, shkruhet në njoftimin e policisë reth kësaj ngjarje. /vipsport.al/