sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kruja: Lojtarët që u mbaroi kontrata të vendosin nëse duan të rrinë dhe të fokusohen te Vllaznia

Arsid Kruja është i ndërgjegjshëm që situata te Vllaznia nuk është aspak e mire. Mesfushori shkodran, në një prononcim për RTSH ka analizuar gjendjen aktuale të ekipit, shpresën që ka se skuadra mund të dalë nga zona play-out, e sidomos ka treguar se cili është një nga problemet më thelbësore të kuqebluve në këto javë të mbetura.

“Situata dallohet që është aspak e mirë se rezultatet flasin vetë. Në disa ndeshje kemi qenë zhgënjyes, po i tillë është futbolli e do shumë punë. Sikur të mos ndalej kampionati gjatë pandemisë, besoj se do të kishm folur ndryshe sot, do të kishim pasur shumë më shumër pikë dhe rezultate të mira.

Ndryshimi i trajnerëve nuk është se është shumë i mirë, por duhet të mësohemi. Me profesorin njihemi dhe dhe të vazhdojmë punën ku e lamë e të marirm maksimumin për qytetin e të gjithë. Vllaznia ka pretendime të larta e nuk mund të qëndrojë në këtë vend, shpresojm që të marrim tre pikët këtë fundjavë e situata të ndryshojë. Dalja jashtë zonës play-out është e vështirë por do të bëjmë maksimumin siç e thashë dhe nuk është e paarritshme. Me këtë fitore gjërat do të shkojnë shumë më ndryshe.

Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje me lojtarët që u ka mbaruar kontrata që të vendosin ose të rrinë, ose të lëvizin, që të fokusohen te Vllaznia dhe të bëjnë maksimumin”, tha Kruja. /vipsport.al/