sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Krasniqi: Nuk festuam barazimin në derbi, nëse gabon edhe një herë Tirana dalim kampionë

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi, është i bindur se nëse Tirana gabon në ndeshjen e radhës, atëherë do të goditet psikologjikisht dhe verilindorët do të marrin trofeun. Në “Ora Sport” ai deklaroi se skuadra nuk e kishet festuar barazimin e bardhebluve edhe pse ishte ngushtuar diferenca.

“Po të kishsin humbur do të kishim festuar, për barazimin jo. Kështu që u përqendruam te ndeshja jonë. Nëse gabon edhe një herë Tirana ne marrim kampionatin.

Nëse Tirana humbte derbin ne ishim të përgatitur për të fituar ndeshjen dhe shpresonim te një hap fals tjetër i Tiranës. Besimi që kemi te skuadra është shumë i madh dhe kemi besim që do ia dalim deri në fund me fitore.

Çdo skuadër mendoj se ka uljet dhe ngritjet e veta. Por që pas kësaj ndalese ne kemi nisur shumë më mirë kampionatin dhe po fitojmë thuajse çdo ndeshje, gabuam vetëm në Laç”, tha Krasniqi. /vipsport.al/