sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kosovë / Plaku dhe Useini i kthejnë buzëqeshjen Mezanit, Ballkani shkëlqen përsëri me talentet e tij

Dy “gola Superioreje” i kanë dhënë sot një sukses shumë të rëndësishëm Gjilanit të Gentian Mezanit që vazhdon të ndjekë skuadrat e kreut për të synuar pozicionimin në zonën e Europës në fund të këtij seozni. Gjilanasit kanë mundur 2-0 në transfertë kampionët në fuqi të Feronikelit dhe e shohin veten përsëri vetëm 2 pikë pas Prishtinës së vendit të dytë.

Sebino Plaku në pjesën e parë dhe Muhamedin Useini në pjesën e dytë, i siguruan tri pikët ekipit të Mezanit në këtë sfidë, që vinte pak ditë pas një barazimi zhgënjyes me Llapin. Një rezultat shumë i rëndësishëm në këtë pjesë të fundit të sezonit që sheh katër skuadrat e para të shkëputura nga pjesa tjetër dhe që duket se bëjnë kampionat më vete.

Një pikë më shumë se Gjilani ka tashmë Ballkani, i cili falë talenteve që ka iu kthye përsëri sukseseve në kampionat. I shumëpërfoluri Blend Baftiu shënoi sot 3 gola në suksesin 5-1 ndaj Dukagjinit, ku gjetën rrjetën edhe Krasniqi e Magani për ekipin e drejtuar nga Ismet Munishi. Kjo e bën Baftiun për momentin golashënuesin më të mirë të Superligës së Kosovës me 15 gola, i ndjekur nga Januzi dhe Manaj, përkatësisht me 14 dhe 13 gola. /vipsport.al/