sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Koronavirusi është ulur këmbëkryq te Vushtrria, konfirmohet një tjetër i infektuar

Koronavirusi në Shqipëri dhe Kosovë ka nisur të përhapet me mjaft shpejtësi pas heqjes së kufizimeve nga autoritetet. Viktimë e kësaj ka rënë edhe futbolli. Aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë ka të infektuar te Partizani dhe Vushtrria. Klubi dardan njoftoi para pak ditësh se ka dy futbollistë të infektuar.

Pas kësaj e gjithë skuadra iu nënshtrua testeve dhe njoftohet se edhe një tjetër pjesëtar i klubit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për një nga anëtarët e stafit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar menjëherë. Diçka të tillë e njofton presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, që tregon edhe situatën e paqartë të krijuar në klub.

“Një pjesëtar i stafit ka rezultuar pozitiv, ndërsa kapiteni Etrit Halimi negativ. Megjithatë, stafi, futbollistët dhe disa zyrtarë kanë pasur kontakt me të infektuarin, jemi të shqetësuar. I infektuari tashmë është në vetizolim, por mund të them se jemi të stresuar për gjendjen e tij dhe fatin tonë”, u shpreh Kajtazi. /vipsport.al/