sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Konte vazhdon kërkimet e tij për një mesfushor, tashmë mendja shkon te një ish-bashkëpunëtor

Interi i Antonio Kontes ka pasur disa ulje e ngritje në ndeshjet e fundit, megjithatë si në vitin e parë të projektit, skuadra ka qenë në nivele të kënaqshme duke u renditur gjithnjë mes katër më të mirave të Serisë A.

Sakaq, trajneri Konte kërkon që në sezonin e ardhshëm t’i shtojë më shumë eksperiencë grupit të futbollistë, duke parë që në disa sfida skuadra është përmbysur pa ia dalë të menaxhojë avantazhin. Reparti ku Konte kërkon me patjetër ta përforcojë është mesfusha. Emrat e propozuar janë të shumtë, Rakitiç apo Vidal.
Por, së fundmi, ish-tekniku i Italisë po mendon për një element si Ngolo Kante.
Megjithatë, për të mbërritur te një kampion bote si Kante nuk do të jetë e lehtë, teksa Çelsi e vlerëson jo më pak se 60 milionë euro. Në këtë mes mund të ndikojë miqësia e Konte me futbollistin, pasi kanë bashkëpunuar në Londër dhe mesfushori ka qenë një nga më të besuarit e trajnerit aktual të Interit. /VipSport.al/