sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Konte tremb Interin pas barazimit me Veronën: Në fund të sezonit do të bëj vlerësimet e mia

Interi nuk ia del për të disatën herë në këtë kampionat të ruajë avantazhin dhe të rrëmbejë pikët e plota. Në mbremjen e djeshme, zikaltërit u barazuan pesë minuta nga fundi i ndeshjes nga Verona, duke hequr ndoshta përfundimisht shpresat për titull duke qenë se tashmë kanë humbur edhe vendin e tretë. Pas sfidës, trajneri Antonio Konte ka qenë i acaruar me të tijtë, ndërsa tremb edhe Interin duke u shprehur se në fund të sezonit ai do të bëjë vlerësimet e tija.

“Këtu po bëhet një punë e madhe dhe kjo shihet, por fakti që kemi humbur 20 pikë nga situata kur ishim në avantazh, na bën që të reflektohemi dhe të përmirësohemi.  A ka nevojë për kampionë skuadra? Nuk do të flas, pasi nëse e bëj ju do të më masakroni. Unë do të bëj vlerësimet e mia në fund të sezonit, ashtu si edhe klubi.

Nëse ka diçka për t’ia thënë shoqërisë, dot’ia them. Të gjithëve iu pëlqen të fitojmë, por duhet kuptuar nëse jemi afër apo larg të fituarit. Nëse shohim numërat, sheh që kemi në posedim të lartë të topit, por në fund vlen rezultati dhe ne kemi humbur pikë me Sasuolon, Bolonjën dhe Veronën”, u shpreh Konte. /VipSport.al/