sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Konte: Më sulmoni mua dhe jo Interin, e shikoni gjithmonë gotën gjysmë bosh

Interi mori një fitore spektakolare në mbrëmjen e djeshme teksa mposhti me rezultatin e thellë 6-0, Breshian. Pas ndeshjes, trajneri Antonio Konte nuk mund ta fshihte kënaqësinë edhe pse kërkoi që kritikat dhe sulmet të mos bëhen më ndaj skuadrës, por ndaj tij. Madje, Konte kaloi edhe në kundërsulm duke u shprehur se për Interin, gota shihet gjithnjë gjysmë bosh.

“Sigurisht që ka kënaqësi pas fitores. Ishim të zotët të fitonim, por më pëlqeu sjellja e skuadrës e cila nuk u ndal për asnjë moment dhe nuk e hoqi këmbën nga gazi. Shënuam shumë gola dhe nuk pësuam.

Duke parë Interin ka shumë indikacione pozitive, pastaj varet nëse doni ta shihni gotëm gjysmë plot apo gjysmë bosh. Për Interin doni ta shihni gjithnjë gjysmë bosh dhe të krijoni problematika, por për mua nuk ka asnjë problem. Më sulmoni mua dhe jo futbollistët apo klubin”, u shpreh Konte. /VipSport.al/