sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kola: Tirana ka lënë ndeshje vetëm për miqësi, racizëm ndaj Egbo? Mua më thonë malok

Tirana gjatë javëve të fundit po “zien” për shkak të dyshimeve për trukime dhe humbjes ndaj Kukësit, që bëri të dyshohej ende për kampionatin. Për këto çështje ka folur një nga lojtarët më të mirë të Tiranës ndër dekada, Agustin Kola. Ish-sulmuesi shprehet se Halili nuk ka shitur kurrë ndeshje, por mund të ketë bërë tolerime për miqësi. Në intervistën për “Abc News” Kola ka edhe një këshillë për Egbo.

“Mua më vjen keq për disa… Riti asnjëherë nuk shet ndeshje. E kam thënë dhe them. Më vjen keq për të dhe iu them të mos merret me ambientin jashtë, mos të merret me këta që flasin. Kështu e kanë sulmuar edhe në kohën tonë Tiranën, me gjëra të tjera. Tani e sulmojnë me këto. Për Tiranën i vë duart në zjarr. Tirana ka lënë ndeshje për miqësi, por jo për lek.

Futbolli ynë, nga viti 90 e këtej ka pasur shumë probleme. Kanë qenë protagonistë shumë lojtarë që sot dalin e flasin nëpër media. Le t’i bien troç. Ua them edhe me emra. Le të ulen të flasin me mua Dabulla, Patushi apo edhe të tjerë.

Tiranën e shoh kampion, nuk është turp të të mundë Kukësi. Ata kanë një ekip perfekt. Shoh që njerëzit folin për atë që ndodhi me Bylisin dhe thonë që ‘jo Tirana nuk merr kampionatin, jo Tirana kështu, jo Tirana ashtu’. Tirana ka një ekip në ngritje. Derbi është derbi. Kur kemi qenë ne mirë, na kanë mundur ata. Ka ndodhur edhe e kundërta.

Egbo ka merita, por të mos merret me racizmin. Unë kam luajtur vetë te Tirana dhe Egbo e di. Tiranasit janë një çik racistë, edhe sot më thonë malok. Babai më ka lindur këtu, sikurse edhe të tjerët. Prandaj mos të merret me këto punë, por të merret me ekipin”, u shpreh Kola. /vipsport.al/