sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kola: Egbo ka shumë merita, talentet llastohen. Të mbyllin gojën dhe të bëjnë stërvitje

Agustin Kola është një nga figurat më të shquara të klubit të Tiranës. Ish-futbollisti bardheblu, në një intervistë për Ora News, shprehet se Tirana ka kaluar shumë vështirësi, por Egbo ka pasur shumë merita duke qenë se e njeh mirë mentalitetin e kryeqytetasve. Ndër të tjera, Kola kërkon që talentet shqiptarë të mos llastohen, por të kenë mendjen te stërvitja.

“Tirana vetëm malore ka parë këto kohët e fundit. Egbo ka merita shumë, është bërë edhe tirons. Ka 20 vite këtu dhe  e njeh ekipin dhe mentalitetit duke qenë pranë. Është bërë një punë e mirë. Tirana ka muaj që nuk është marrë me FSHF-në, ka parë punën e vet”.

Trajner portierash? “Është futbollist o vëlla, a quhet portieri futbollist. Se kam dëgjuar shumë që flasin, ai është pjesë e futbollit. Tirana e meriton këtë vit titullin kampion. E nisi mirë, ka ndërrime trajnerësh. Tirana e meriton edhe me lojë titullin”.

Përforcime për në Europë? “Duhet të marrim fillimisht kampionatin, me 99 përqind them se e marrim. Ju e patë nga problemet që Tirana ra në kategorinë e parë, ky jubile dhe titull lan gjynafet e atij sezoni”.

Partizani dhe Kukësi? “Pas titullit që mori Partizani, e shkatërroi vetë sezonin. Kjo u pa që në fillim të kampionatit. Kukësi këtë lojë ka bërë vitete fundit. Ka qenë në pozita të mira, ekip i organizuar që ka luajtur futboll. Për Tiranën ka meritë edhe presidenti, ka shpenzuar prej vitesh. Tirana sheh punët e veta, mblidhet në grup. Historikisht grupi ka bërë fuqinë te Tirana”.

Egbo? “Ne kemi shumë lojtarë të huaj, Cale etj. Këta gjetën shumë mbështetje te Egbo. Këtë e kam provuar unë te Tirana në 2009 me Tony Pezo. Sapo shkova i thashë që edhe unë jam njësoj si ai që të kam marrë sepse e kam parë të mërzitur. Unë nuk jam racist. Këta lojtarë janë mbajtur afër dhe kanë dhënë më shumë. Nuk ka racizëm në Shqipëri as te Tirana, sepse nuk do ishin pranuar”.

Futbolli te të rinjtë? “Ka shumë talente. Varet kush dhe si i përzgjedh. Brazili njihet për talentet dhe mënyrën si luhet futboll, në krahasim me popullatën them se jemi më shumë se ata me prurje por këtu nuk ka terrene. Kemi pasur 15 fusha olimpike në kohën tonë. Sot s’ka fusha. Futbolli luhet në rrugë si në botë, kështu dolëm edhe ne me shkolla sportive. Futbollisti del nga lagjia. Futbolli i femrave është në fillimet e para. E shihni përditë që ku ka femijë meshkuj ka edhe goca të vogla. Janë më të dëgjueshme, kanë më sedër dhe të shohin në sy”.

Pandemia? “Ka ndikuar. Ka lojtarë që kur i lë në kohë të lirë nuk bëjnë stërvitje, kjo ndodh nga pastërvitshmëria. Ndërprerja ishte e gjatë”.

Sugjerime? “Iu flas që të bëheni futbollista në fillim duhet të bëhesh njeri i mirë. Ka talente por llastohen. Të mbyllin gojën, të bëjnë stërvitje dhe të shohin përpara. Mos ta kenë mendjen pas”, u shpreh Kola. /VipSport.al/