sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Klop: Nuk kam plane pas vitit 2024, nuk e shoh veten në stol deri në një moshë të madhe

Jurgen Klop është personi që të apasionuarit pas Liverpul kishin pritej prej kohësh. Tekniku me të kuqtë ia ka dalë deri më tani të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe në Premier League. Një titull që i mungonte klubit prej 30 vitesh.

Tashmë, shumë klube ëndërrojnë të kenë në pankinë një si Jurgen Klop. Mirëpo, gjermani së fundmi ka bërë të ditur se nuk mendon të qëndrojë në stol për shumë gjatë dhe se pas vitit 2024 kur i skadon kontrata me Liverpulin, nuk ka asnjë plan.

“Nuk kam plane pas skadencës së kontratës. Kur nisa të trajnoja më thanë se tëp resin 25 vite shumë të vështira. Janë bërë shtatë vite e gjysmë te Mainz, shtatë vite te Dortmund dhe me përfundimin e kontratës me Liverpulin do të përmbushen me 23 vite e gjysmë. Do të shohim, por nuk e shoh veten në stol deri në një moshë të madhe”, u shpreh Klop. /VipSport.al/