sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Keqardhja e Bardhit: Nuk e meritoi Tirana këtë barazim, erdhi nga gabimet tona

Jurgen Bardhi ka qenë dukshëm i zhgënjhyer për barazimin 1-1 të Partizanit në derbi. Në “SuperSport” ai e cilësoi të pamerituar, rrjedhojë e një gabimi që kishin bërë të kuqtë e jo meritë e kundërshtarëve.

“Sinqerisht mendoj se duhej ta fitonim, dhamë më shumë se Tirana. Kishim më shumë dëshirë, të gjithë dhanë 100% në fushë, na ka mbetur pishman se nuk e meritoi Tirana barazimin.

E kam problem që mbaj topin shumë afër, nuk jam që ai shtyn të eci me shpejtësi, e mbaj afër dhe më humbi kohë kur po sulmoja te rasti i Dokës.

Derbi më la edhe shije të mirë, por edhe të keqe. Kisha shumë dëshirë që ta fitoja, por ta barazosh në atë lloj mënrye, jo për meritë të Tiranës, por nga gabimet tona… Gjatë gjithë kampionatit kemi gabuar ne e kanë përfituar ekipet e tjera.

Këtë sezon kam luajtur deri në mars me dhimbje, që nga dëmtimi i kaluar nuk e kisha marrë veten, nuk kam qenë në 100%. Rezultatet që nuk vinin dhe ndryshimi i trajnerit u bënë bashkë e nuk ecën gjërat. Do të doja të jepja maksimumin por ndonjëherë të merr për ters.

Ne gjithmonë kemi pasur harmoni në ekip, nuk është se ka pasur pakënaqësi. Por kjo puna e trajnerit ështe nga virusi, ka mbytur në të gjithë botën, është puna e klubit si e menaxhon se ne jemi mirë dhe e shfaqëm në lojë”, tha Bardhi. /vipsport.al/