sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria Superiore/ Partizani vjen i infektuar në derbi, Tirana me mendjen te titulli

Derbi i kryeqytetit do të vihet në skenë mbrëmjen e sotme, teksa Partizani dhe Tirana përplasen në Air Albania, që fatkeqësisht do të jetë e zbrazët për shkak se tifozët vazhdojnë të mbeten jashtë stadiumit si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë, të kuqtë kanë probleme në radhët e tyre para ndeshjes me bardheblutë dhe kjo nuk lidhet me dëmtime, por me faktin se pesë prej lojtarëve të organikës së Partizanit kanë rezultuar me koronavirus. Fillimisht, ishin Boldor dhe Ferati ata që rezultuan pozitivë, ndërsa në momentin që u testua e gjithë skuadra, dolën edhe emrat e Çinarit, Malës dhe Kote. Kështu, këta futbollistë janë të përjashtuar për sot duke ia shtuar vështirësinë trajnerit Sormani.

Sakaq, në kampin e Tiranës kërkojnë të lejnë pas rezultatin negativ me Kukësin dhe të rikthehen në rrugën e drejtë për të prekur objektivin, titullin kampion. Trajneri Emanuel Egbo do të ketë të plotë grupin e futbollistëve dhe në fushë do të zbresin ata që dominuan pjesën më të madhe të këtij kampionati. /VipSport.al/

Ndeshja:

20:45 Partizani-Tirana