sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria Superiore/ Kukësi i detyruar të fitojë, Skënderbeu pret Vllazninë ndërsa Laçi luan me Luftëtarin

Ditën e sotme do të luhen edhe tre ndeshjet e mbetura të javës së 33 në Kategorinë Superiore. Kështu, pas triumfit të Tiranës në ditën e djeshme, Kukësit i duhen me patjetër tre pikët në përballjen ndaj Teutës.

Durrsakët janë një nga skuadrat më në formë të momentit dhe sfida parashikohet e vështirë për verilindorët, duke marrë parasysh edhe faktin se para disa ditëve nuk ia dolën të mposhtnin Teutën për Kupën e Shqipërisë. Ndërkaq, Laçi pritet të bëjë detyrën dhe të marrë fitoren në shtëpi përballë një kundërshtari si Luftëtari, që tashmë i ka mbyllur llogaritë.

Një sukses do t’i mundësonte kurbinasve të vazhdonin betejën për kualifikimin në Kupat e Europës. Sakaq, ndeshja e tretë është ajo në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Për bardhekuqtë ky mund të jetë “treni i fundit” për në Europë, ndërsa përballë është një kundërshtar që gjithashtu ka nevojë për pikë për të shpresuar te evitimi i sfidës së “play-out”. /VipSport.al/
Ndeshjet:
17:45 Laçi-Luftëtari
20:45 Kukësi- Teuta
20:45 Skënderbeu-Vllaznia