sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Parë zbret në fushë, luhen fatet e sezonit

Ditën e sotme do të luhen shumica e ndeshjeve të Kategorisë së Parë. Në Grupin A do të mbyllen të gjitha llogaritë e kësaj jave, kur të gjitha ndeshjet luhen në orën 17:30. Gara më e fortë është për “Play-Out”, ku Dinamos i duhet me patjetër një fitore ndaj Egnatias për të shpresuar qëndrimin.

Nga ana tjetër Kastrioti luan për statistikë ndaj Korabit, pasi krutanët e kanë siguruar biletën për kthimin në Superiore në sezonin e ardhshëm. Korabi shpreson në një neglizhim të Kastriotit për të synuar të arrijë Besëlidhjen, e cila sfidon Erzenin. Garë e ashpër edhe në grupin B për rënien nga Kategoria.

Elbasani sfidon Orikun, ku i duhet me patjetër në fitore për të qenë pranë qëndrimit në të Parën, duke shpresuar në një hap fals të Turbinës ndaj Devollit. Edhe Iliria nuk është aspak në një situatë komode, pavarësisht se nuk është në zonën e rënies. Në rast dështimi ndaj Shënkollit sot, gjithçka do të komplikohej për ta. /vipsport.al/