sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Parë, Play-off/ Lushnja sfidë direkte me Apoloninë, shpreson Pogradeci

Ditën e sotme luhen dy ndeshje të play-off në Kategorinë e Parë të Grupit B. Kështu, Lushnja pret në shtëpi Apoloninë. Vendasit kanë një diferencë prej pesë pikësh nga fierakët, mirëpo nëse ia dalin të marrin pikët e plota atëherë do të shpresonin edhe në një mundësi të fundit për të marrë vendin e parë, ndërsa fitorja do i forconte pozitat në vendin e dytë për të siguruar një vend në play-off.

Ndërkaq, për miqtë edhe barazimi do të ishte një rezultat pozitiv që do t’i lejonte të udhëhiqnin me qetësi kampionatin edhe në këto pak javë të mbetura.

Ndërkohë, takimi i dytë është ai mes Pogradecit dhe Besës. Liqenorët duhet të bëjnë detyrën në shtëpi përballë një skuadre pa objektiva , ndërsa nëse marrin fitoren iu mbetet të shpresojnë që Lushnja të ndalet përballë Apolonisë. /VipSport.al/

Ndeshjet, Kategoria e Parë Play-off

17:30 Lushnja-Apolonia

17:30 Pogradeci-Besa