sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Parë, Grupi B “Play-Out” / Bie Shënkolli, të gjitha skuadrat e tjera në garë për mbijetesën

Ndeshjet e sotme të Grupit B të Kategorisë së Parë sa i përket zonës së play-out, kanë dhënë vendimin e parë zyrtar. Klubi i Shënkollit, me humbjen 1-0 përballë Devollit, i ka dhënë lamtumirën kësaj kategorie për t’u kthyer në Kategorinë e Dytë.

Goli i Nallbatit i mjaftoi Devollit për të marrë tri pikë që i duheshin për të mos rrezikuar zbritjen në zonën e poshtme të renditjes, ndërsa Shënkolli tashmë e ka të pamundur që të arrijë të largohet nga vendi i fundit në klasifikim në javët e mbetura.

Ndërkaq, është gjithçka e hapur sa u përket skuadrave të tjera pasi nga Oriku që kryeson me 34 pikë e deri te Turbina e vendit të pestë me 29 pikë, ka një diferencë pikësh që nuk lë askënd të sigurt për qendrimin.

Ndeshjet

Elbasani – Iliria    2-1

Golat: Nuri 52′(11-m), 62′ /Manellari 32′

Devolli-Shënkolli 1-0

Golat: F.Nallbati 34′

Oriku-Turbina      0-0

 

E.Saliu/Vipsport.al/