sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Parë, Grupi A / Dinamo i largohet fundit, Tërbuni fiton duelin e mbijetesës

Ndeshjet e sotme në Grupin A të Kategorisë së Parë kanë qenë të rëndësishme sidomos sa i përket grupit që luan për mbijetesën ku ka një garë të ndezur në fund. Rezultatet kanë parë të buzëqeshin Dinamon e cila me fitoren e sotme i është larguar vendit të 5-të që të zbret direkt poshtë.

Dinamovitët kanë mundur 1-0 Egnatian falë golit të Reçit në pjesën e dytë dhe kapërcejnë kështu Veleçikun i cili kalon në vendin e pestë me një pikë më pak. Ai u mund në shtëpi 3-2 nga Tërbuni në një duel direkt mbijetese, që i sheh pukjanët të marrin tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë e të synojnë që në ndeshjet e radhës të sigurojnë mbijetesën.

Sa i përket grupit që lufton për ngjitjen, nuk ka diskutime për kalimin e Kastriotit, i cili ka prerë matemakisht biletën për Sueprioren dhe sot kishte luksin të mundej 3-2 nga Korabi. Një fitore shumë e rëndësishme ka qenë ajo e Besëlidhjes që triumfoi 2-1 ndaj Erzenit dhe ruajti vendin e dytë në grup që i siguron pjesëmarrjen në play-off.

PLAY-OFF

Erzeni-Besëlidhja 1-2
69′ Xhixhua / 7’ Koleci, 49′ Hoxha
Kastrioti-Korabi 2-3
55′ Domi, 85′ Gjinaj / 37′, 64′ Prendi, 89′ Mziu

PLAY-OUT
Dinamo-Egnatia 1-0
62′ Reçi
Veleçiku-Tërbuni 2-3
15′ Smajli, 31′ Marinaj / 26′ Hasa, 43′ Fejzaj, 70′ Myslimi