sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kastrioti e Apolonia në elitë, Shkumbini i dënuar dhe Shënkolli i rrëzuar, ja dilemat e Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë po shkon drejt uljes së siparit, ndërsa këtë sezon pësoi ndryshime. Kështu, skuadrat që renditen të para ne grupet A dhe B ngjiten menjëherë në Kategorinë Superiore. Skudrat e renditura në vendin e 2 (dytë) në Grupet A dhe B do të luajnë ndeshje finale me një takim për të përcakutar skuadrën e cila do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën e renditur ne vendin e (8) tetë të Kategorise Superiore.

Vendi i 9 (nëntë) dhe vendi i 10 (dhjetë) i grupeve A dhe B zbresin menjëherë në Kategorinë e Dytë. Vendi i 8 tetë i grupit A do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Vendi i 8 (tetë) i grupit B do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Në Kategorinë e Parë, deri më tani janë mësuar ekipet e vendit të parë për të dyja grupet dhe janë ngjitur dy javënga fundi, kastriioti në Grupin a dhe Apolonia nga Grupi B. Mbetet ende për t’u përcaktuar vendi I dyti, ku besëlidhja duket më e favorizuar në Grupin a, ndërsa këtë javë ka një finale në Pogradecv, ajo mes vendasve dhe Lushnjës.

Ndëkrohë që Shënkolli është rrëzuar në Grupin B play-out, Shkumbini është përjashtuar në Grupin A. Tashmë mbetet për t’u përcaktuar edhe ekipet që bien direkt në Grupet A dhe B Play-out, pasi janë edhe 6 pikë në lojë!

E.S./Vipsport.al/