sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kampioni i botës nuk ka frikë nga konkurrenca: Transferimi i Verner është një stimul për mua

Olivier Zhirud nuk ka frikë nga konkurrenca. Edhe pse prej janarit përflitet sikur është me një këmbë jashtë Stamford Bridge, sërish e ardhmja e francezit edhe për sezonin e ardhshëm, duket se do të jetë Çelsi.

Mirëpo, nëse këtë sezon ka pasur minuta për të, në kampionatin e ri, hapësira dhe vëmendja do të jenë te Timo Verner i transferuar nga Lajpcigu. Por, konkurrenca nuk i bën përshtypje kampionit të botës i cili shprehet se e sheh transferimin e gjermanit, si një stimul më shumë për të dhënë më të mirën.

“Me siguri që Verner nuk e kanë transferuar për ta ulur në pankinë. Por, unë ndihem në gjendje për të dhënë maksimumin dhe për t’ia vështirësuar “jetën” trajnerit Frenk Lampard. Transferimi i Verner për mua është një stimul dhe një motivim më shumë. Kam edhe një vit tjetër kontratë me Çelsin dhe nëse do të jenë kushtet, mund të qëndroj. Nuk vendos limite”, u shpreh Zhirud. /Vipsport.al/