sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kallaku: Ende nuk e kam vendosur të ardhmen, por dua të iki me trofe nga Durrësi

Sherif Kallaku vazhdon të jetë një nga futbollistët më të mirë për Teutën, duke treguar se është plotësisht i përqëndruar te Teuta dhe jo te merkato, aty ku ka kërkesa të shumta. Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Kukësit të përfunduar me rezultatin 0-0, Kallaku për Supersport shprehet se kërkon të largohet nga Durrësi me një trofe, ndërsa thekson se nuk ka vendosur ku aktivizohet në të ardhmen.

Nuk e keni ulur ritmin edhe pse jeni në merkato- “Realisht duam të japim një trofe për durrsakët dhe trofeu jepet duke luajtur në fushë. Luajtëm në një fushë të vështirë dhe jam i lumtur për rezultatin, por ndihem disi i zhgënjyer për rastet e humbura. Gjithsesi kam besim se në ndeshjen e kthimit do të sigurojmë kualifikimin”.

Forma e mirë e skuadrës- “Kemi dëshirë të madhe të luajmë mirë, kjo dëshirë është rritur pas pandemisë. Nuk kemi presion. Skuadra po shprehet mire”.

E ardhmja- “Po të kisha marrë vendim, do ta thosha. Kam për të realizuar objektivin e fitores së Kupës dhe pjesëmarrjes në Europë. Ka edhe 7 ndeshje, por e shoh veten në finale. Pastaj do të vendos me qetësi.

Mendoj për ndeshjet e ardhshme, pasi dëshira ime është ta mbyll me trofe. Kur ikën me trofe, është një vlerë më e madhe. Dua të luaj në një kampionat më të fortë dhe dua të kem një karrierë sa më të pasur. Jam i sigurt që klubi do të dijë të zgjedhë më të mirën për financat e veta, por edhe për mua, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të rri edhe një vit tjetër në Durrës”, u shpreh Kallaku. /VipSport.al/