sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kalari: Keqardhje për golin e Muçit, Sormani në vazhdim? Nuk më takon mua të merrem me këtë

Partizani i ka prishur punë Tiranës ditën e sotme në garën për titullin kampion, duke marrë një barazim 1-1 dhe një pikë për garën për një vend në Europë. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i sotëm i të kuqve, Renaldo Kalari.

“Për këtë më vjen keq më shumë se djemtë sipas meje bënë ndeshje të mrekulleushme duke pasur parasysh situatën e ditëve të fundit, ana psikologjike nuk ishte e duhura për derbin. Djemtë dhanë gjithçka, luajtën për klubin, për fanellën, për tifozët, për të gjithë, kishin besim se do ia arrinin dhe të pësosh barazim në shtesë realisht të vjen keq.

Më vjen keq shuëm se dhanë gjithçka në fushë dhe të gjithë ne që jemi pojesë e klubti duhet të jemi krenarë për atë që bënë në fushë e lojës. Vështirësitë ishin brenda se nuk është e pakët situata që kemi kaluar, sidomos psikologjikisht, u mblodhëm të gjithë bashkë dhe diskutuam që do bëjmë maksimumin në fushë, thamë që do të luajmë të gjithë edhe për çunat që për fat të keq që dolën pozitiv.

Dhanë gjithçka në fushën e lojës, luajtëm edhe për ata, ishte e vështirë, por kisha besim se futbolli është lojë burrërore dhe kur ke probleme gjen forca brena vetes, sidomos ndeshje të tilla që futesh në fushë e jep atë që dhamë ne. Jam i bindur se me ata të shtatë sot do të ishte ndeshje komplet tjetër.

Futbolli kështu është, i rasteve të humbura, i keqardhjes në fund që me një top të gjatë, një karambol i del topi lojtarit të Tiranës e shënon. Rastet humben, nëse do të kishte shënuar Bardhi do të flisnim ndryshe tani, futbolli ky është dhe ne i dimë vështirësitë. Nuk është se gabuam brenda fushës, se edhe kur u fut Muçi, i morëm masat, por ashtu i doli topi brenda zonës.

Sormani? Pjesë e stafit është edhe ai, nëse çunat dhanë gjithçka, edhe ai ka bërë punën e tij për atë që kanë bërë çunat. Deri tani ai ka stërvitur ekipin, më takonte sot që të jepja maksimumin tim. Unë e mora vesh jo shumë kohë para se të vija në stadium. Por për gjëra të tjera nuk mund të flas se janë pyetje që nuk duhet të më bëhen mua. Kush do drejtojë ekipin në vijim? Janë vendime që i takojnë klubit, nuk i jap unë këto vendime. Kam shumë vite këtu, kam qenë pjesë e stafit të Lerdës dhe jam i Sormanit, do të jap maksimumin për sa kohë që të jem pjesë e Partizanit. Pastaj pjesa tjetër nuk më takon mua që të jap përgjigje.

Futbollistë të frikësuar ju e patë që sot nuk kishte, erdhëm këtu me shumë mungesa, bëmë maksimumin duke zbatuar protokollin e FSHF-së dhe Misitrisë, nuk u ankuam ansjëherë, nuk e kërkuam të mos luhej ndeshja. Kërkuam të luhej sepse jeta do vazhdojë, e dimë që me këtë virus i kemi informacionet që do të vazhdojmë për shumë kohë, frikë nuk ka, kujdes ka patur, gjendja psikologjike normalsiht nuk ishte në maksimum, por frikë jo”, u shpreh Kalari. /vipsport.al/