sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ka shkëlqyer në kategoritë e ulëta, mesfushori i ri shqiptar drejt firmës në Serinë B

Një tjetër i ri shqiptar është gati t’u shtohet emrave të futbollistëve nga vendi ynë që luajnë në kategoritë më të larta të futbollit italian. Mateo Likaxhiu, një mesfushor 20.vjeçar shqiptar, është gati të bëhet blerja e parë e verës për klubin e Serisë B, Virtus Entella.

Klubi në fjalë është shumë pranë sigurimit të mbijetesës në Serinë B në këtë sezon dhe po projekton ekipin e të ardhmes, duke kthyer në prioritet dhe ka siguruiar afrimin e Likaxhiut nga radhët e Sanremezes ku ka luajtur së fundmi. Djaloshi i datëlindjes 2000, ka qenë pjesë e klubit të Serisë D duke luajtur regullisht, ndërsa në 26 ndeshje si mesfushor qendre ka shënuar 3 gola e dhënë një asist.

Sigurisht, Seria B është më ndryshe dhe më e vështirë, por parashikohet që Likaxhiu të bëhet menjëherë pjesë e ekipit të parë që të mësojë kërkesat që ka kjo kategori. /vipsport.al/