sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ka kërkuar të largohet nga Verder Bremen, “Bild” tregon situatën e Rashicës

E pohoi drejtori sportiv. Milot Rashica ka kërkuar të largohet nga Verder Bremen dhe klubi nuk do e pengojë ta bëjë këtë. Sulmuesi kërkon të bëjë një hap më të madh në karrierë dhe disa klube e duan në skuadër. Djaloshi nga Vushtrria ka treguar cilësi të mëdha dhe emra si Lajpcig, Napoli, Herta Berlin dhe Milan e duan dhe janë në garë për të.

Drejtuesit e Verder Bremen kanë zbuluar se një klub është në negociata të avancuara dhe disa të tjerë kanë shprehur pëlqimin për 23-vjeçarin. Prestigjozja “Bild” ka hyrë më thellë me gazetarin Kristian Kinast, që ka folur për ardhjen e Ragnik te Milani dhe ka përmendur edhe objektivin e kuqezinjve, Milot Rashicën. Ai zbulon se Lajpcig është më pranë se të gjithë dhe Verder Bremen kërkon 20 milionë euro.

“Rashica është një talent i madh dhe Lajpcig janë në pozita të përparuara për ta blerë atë. Ai është një lojtar shumë i shtrenjtë, në fakt Verder Bremen po kërkon 20 milion për ta lënë të lirë. Nëse Milani synon ta paguajë këtë shumë, do të kishte mjaft shanse për ta blerë”, tregoi gazetari. /vipsport.al/